Juventusi merr lajm fantastik para derbit me Interin

21:51 | 22 Tetor 2021

Rabiot mposht coronavirusin, gati për derbin me Interin.

Juventusi ka njoftuar se mesfushori Adrien Rabiot ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe do të jetë i disponueshëm për ‘Derby d’Italia’ kundër Interit.

Bardhezinjtë duhej të përballeshin pa Rabiot në fitoren 1-0 ndaj Zenit këtë javë, por francezi, i cili rezultoi pozitiv për COVID-19 pas kthimit të tij nga detyra me kombëtaren franceze, mund të kthehet të luajë për ndeshjen e madhe të dielën.

Juventusi ka konfirmuar se lojtari ka bërë testin dhe ka rezultuar negativ për koronavirus dhe për këtë arsye lojtari është kthyer në skuadër dhe nuk i nënshtrohet më izolimit në shtëpi.

SportItalia pretendon se Rabiot duhet të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Interit të dielën në mbrëmje.

Djelmoshat e Max Allegrit udhëtojnë për të luajtur me kampionët në fuqi në “Giuseppe Meazza”, ku një fitore do t’i barazonte me pikë.

Fitorja 1-0 ndaj Zenit do të thotë që Juve tani është i pamposhtur në tetë ndeshje, mes tyre “Zonja e Vjetër” ka marr katër fitore në Serie A dhe po rikuperohet nga fillimi i dobët i sezonit.

Komento: