Juventusi po ia rrëmben yllin e skuadrës rivalit nga Serie A

20:38 | 25 Korrik 2021

Juve ka caktuar takim me Sassuolon për të arritur marrëveshje për Locatellin.

Juventusi ka caktuar takim për bisedime të reja me Sassuolon në përpjekje për të arritur marrëveshje për Manuel Locatellin – njofton Goal.

23-vjeçari është shënjestër kryesore e Zonjës së Vjetër këtë verë pas sezonit të mrekullueshëm në Serie A dhe pjesëmarrjes në ‘Euro 2020’ që e fitoi Italia.

Arsenali është një tjetër klub i interesuar për shërbimet e tij, mirëpo sulmuesi e preferon Juven për shkak të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët kanë bërë ofertë për huazim dyvjeçar me opsionin e blerjes për 30 milionë euro, mirëpo Sassuolo e ka refuzuar.

Klubi që e pronëson Locatellin do ta marrë parasysh vetëm blerjen e menjëhershëm në vlerë prej së paku 40 milionë euro.

Lojtari ka kontratë në Mapei Stadium deri në vitin 2023, ndërsa të mërkurën ose të enjten pritet të ndodhë një takim i ri mes përfaqësuesve të klubeve.

Komento: