Juventusi publikon formacionin zyrtar edhe pse ndeshja me Napolin nuk luhet

20:51 | 04 Tetor 2020

Ndeshja Juventus-Napoli nuk do të luhet.

Liga e Serisë A ka dalë me një tjetër komunikatë zyrtare pasditen e sotme, ku ka konfirmuar se ndeshja mes Juventusit dhe Napolit do të luhet sipas kalendarit të përcaktuar, duke kompromentuar pozitat e napolitanëve, që vendosën të mos udhëtojnë drejt Torinos.

Zyra Shëndetësore Rajonale e ka izoluar Napolin për shkak të rasteve pozitive, cka do të thotë se ata nuk gjenden në Torino dhe as nuk do të zbresin në Allianz Arena.

Juve e ka publikuar edhe formacionin, me të cilin s’do të luajë me askënd dhe do ta fitojë ndeshjen në Tavolinë.

Komento: