Juventusi rivalizon Barcelonën për super lojtarin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventusi rivalizon Barcelonën për super lojtarin

18:11 | 11 Qershor 2021

Juventusi ka bërë ofertë shumë më të lartë se Barcelona për Depay.

Sipas gazetave spanjolle, Juventusi i ka ofruar Memphis Depay një pagë të madhe dhe Barcelona nuk do të përfshihet në luftë me klubin italian me ndonjë ofertë më të madhe.

Depay është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Olympique Lyonnais ka skaduar.

Ai ishte pritur të bashkohej me Barcelonën, veçanërisht pasi trajneri është Ronald Koeman, por negociatat kanë ngecur.

Mundo Deportivo shkruan se oferta e Juventusit është 3 milionë euro më shumë në sezon sesa ajo e Barcelonës.

Njëjtë shkruan edhe AS, që shton se Blaugranat nuk do të futen në luftë, duke ofruar më shumë se Juventusi.

Oferta e tyre për Depay mbetet e pandryshuar dhe shpresojnë që holandezi t’i zgjedhë ata pavarësisht shumës së madhe të ofruar nga Zonja e Vjetër.

Nëse nuk arrihet Depay, do të ishte një goditje tjetër e rëndë për katalanasit, që humbën Georginio Wijnaldumin- i cili u bashkua me PSG-në.

Komento: