Juventusit i del një problem i madh me transferin e ri nga Brazili

17:51 | 23 Gusht 2021

Probleme muskulore për Jorge, mund të mungojë rreth një muaj

Transferimi më i fundit i Juventusit, Kai Jorge, në stërvitje ka pasur probleme muskulore, gjë që e konfirmoi edhe klubi.

Fillimisht braziliani u diagnostikua me ‘lëndim të shkallës së mesme në këmbën e majtë’, transmeton lajmi.

Ky lëndim mund ta mbajë Jorgen jashtë fushës për plotë një muaj, por vetëm pas 10 ditëve do bëjë testimet e reja, për të mësuar më saktësisht kohën kur do shërohet.

“Kai Jorge shkaku i problemeve muskulore e mbylli stërvitjen e sotme, ngase u diagnostikua në mëngjes dhe mjekësia zbuloi lëndim të shkallës së mesme në kofshën e majtë. Në 10 ditët e ardhshme do bëjë testimet e tjera për të mësuar kohën e shërimit”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, transferimi i Jorge nga Santos i kushtoi Juventusit plotë tre milionë euro.

Komento: