Ka çka pritet të ndodh sot në Kosovë?

07:25 | 22 Mars 2023

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vend:

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë-organizim me SKAT programi IËRM-K, organizojnë takim publik për Hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel “Garden”, ora 10:00)

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet – IKS organizojnë panel diskutimi me temë “ Formalizimi i punësimit”. Marrin pjesë drejtori ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna etj. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe , do ta vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik.( QKUK, ora 11:00)

Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, vizitojnë organizatat e dala nga lufta të UÇK-së.(Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezë diskutimi me temën “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”. Marrin pjesë kryetarja e organizatës Gratë për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu dhe Diellza Kukaj, kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës. (Hotel “Sirius”, ora 14:00)

Mbahet tubimi ”Lëvizja për gratë dhe vajzat”. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja, Albulena Haxhiu.(Teatri Oda, ora 17:00)

Mbahet Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës.(Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”, ora 17:30)

Në kuadër të Javës së Frankofonisë organizohen disa aktivitete. Aftësimi profesional dhe gastronomia franceze zhytje në prodhimin e recetave të auts-de-France.(Instituti i aftësimit profesional, ora 10:00).

Konferencë për shtyp dhe hapja e programit Atmosphères OUT.( Seriale dhe intervista të ndryshme në qendër të Pejës, ora 14:00).

Punëtori “Birra apo si ta shuash etjen për çështjet e saj ekonomike?”Me : Matthieu Carbonnier. (Birraria Birra PEJA),ora 15:00). Shfaqja e filmit ‘’Babysitter’’, Monia Chokri, 2022.( Kinema Jusuf Gërvalla, ora 19:00). Shfaqja e filmit ‘’Barrage’’, Laura Schroeder,2017 (Kino ARMATA,ora 19:00)

Komento: