Ka humbur disa kilogramë, Afërdita Demaku po duket si ‘manikene’

12:20 | 06 Mars 2022

Afërdita Demaku, është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera nga të gjitha moshat.

Ajo, ka kohë që është pjesë e skenës muzikore, ku ka sjellë gjithmonë projekte të reja të cilat janë dëgjuar shumë nga adhuruesit e saj,përcjell ORAinfo.

Tani, duket se ajo e ka më të lehtë ta ushtrojë këtë profesion pasi në krah dhe në këtë udhëtim të saj i është bashkuar edhe bija e saj.

Duke qenë se gjithmonë është pjesë e ekranit, Afërdita gjithmonë është kujdesur që të duket elegante dhe e kuruar në imazhin e saj.

Këngëtarja se fundmi duket se ka humbur shumë kilogramë. Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet Afërdita kur ishte e plotë dhe tani kur ka humbur disa kilogram.

Transformimi në peshë vërehet qartë, dhe tani Afërdita po duket si ‘manikene’. /ORAinfo/

Komento: