
Jonida Vokshi është një ndër aktoret dhe prezantueset më të dashura për publikun.
Ajo u bë shumë e njohur me rolin e saj si vajza e drejtorit në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan ORAinfo.
Jonida është martuar para një viti me aktorin e njohur kosovar Besnik Krapin.

Ajo se fundmi është prezantuese në Big Brothet VIP Kosova.
Gjatë kësaj kohe ajo ka treguar se po bëhet nënë. Jonida do ta sjell në jetë një djalë.
Edhe pse ka pak javë që ka dhënë lajmin se është shtatzënë, barku i Jonidës është rritur shumë.
Ajo mbrëmë ka publikuar një fotografi ku tregon sa shumë i është fryrë barku. /ORAinfo/

