Ka probleme me zërin, këngëtarja e njohur ndërprenë këndimin!

08:48 | 11 Nëntor 2019

Këngëtarja e njohur nuk do të këndojë për një kohë, ka probleme me zërin.

Këngëtarja Miley Cyrus pritet të mos këndojë për disa muaj me radhë. Diçka e tillë ka ndodhur si pasojë e problemeve që ajo ka me kordat e zërit.

Sipas mediave të huaja Miley pati një komplikacion me bajamet dhe pas një ndërhyrje është zbuluar edhe problemi me kordat, për të cilat këngëtarja pritet t’i nënshtrohet një operacioni në fund të këtij viti.

Mediat e huaja kanë shkruar se pas kësaj ndërhyrje do të duhet një periudhë e gjatë rikuperimi për Cyrus çka do të thotë që nuk do të ketë mundësi të këndojë për një periudhë.

Ky komplikacion ka qenë i pranishëm për vite me radhë tek Cyrus, por këto kohë mjekët e kanë evidentuar. Mësohet se familja dhe partneri i saj aktual Cody Simpson që i qëndrojnë shumë pranë.

Komento: