Ka shumë mundësi që Kiara sonte të largohet, Luizi në gjendje të rëndë emocionale

19:05 | 25 Mars 2023

Ka shumë mundësi që Kiara sonte të largohet nga shtëpia, e Luizi këtë nuk po e përjeton aspak lehtë.

Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë sot në nominim “kokë më kokë” dhe pritet që njëra prej tyre mbrëmjen e sotme të lë shtëpinë e Big Brother.

Por kur moderatorja ishte duke bërë gati valixhet, Luizi është prekur dhe shihet duke qarë.

Kiara i thotë se nuk ka asgjë për të qarë, ndërsa ky i fundit nuk i kthen asnjë përgjigje.

“Ç’a ke që qan, se nuk ka gjë për të qarë”, i thotë Kiara Luzit teksa bën gati valixhet.

Komento: