Kabashi-Ramaj: Kemi të bëjmë me dikë që e ka uzurpuar pozitën e kryeministrit

19:10 | 14 Gusht 2026
kabashi-ramaj:-kemi-te-bejme-me-dike-qe-e-ka-uzurpuar-poziten-e-kryeministrit

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj në emisionin “Gazeta” ka folur rreth situatës politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si të paprecedentë dhe shqetësuese, raporton Gazeta10.

Kabashi-Ramaj ka kritikuar partinë dhe udhëheqësin e saj, duke thënë se situata është dërguar deri në pikën ku, sipas saj, po shkelet edhe Kushtetuta e Kosovës.

“Situata në të cilën gjindemi si qytetarë dhe si Kosovë është e paprecedentë. Është e dhimbshme me pa që partia dhe udhëheqësi i kësaj partie e ka pru situatën deri aty që me u shkel edhe Kushtetuta”, ka thënë ajo.

Ajo ka akuzuar më tej se pozita e kryeministrit është uzurpuar, duke theksuar se kryeministri është institucion dhe nuk i takon një individi.

“Ne në Kosovë kemi të bëjmë me dikë që e ka uzurpu pozitën e kryeministrit, sepse ai është institucion, nuk i takon askujt”, është shprehur deputetja e PDK-së.

Deklaratat e Kabashi-Ramajt vijnë në kuadër të përplasjeve të fundit politike dhe debatit për funksionimin e institucioneve të Kosovës./Gazeta10

Komento: