Kabashi-Ramaj: Kosovës po i cenohet siguria kombëtare nga pandemia – Qeveria pa plan

17:00 | 29 Gusht 2021

Kosova po ballafaqohet me numër të lartë të vdekjeve nga koronavirusi.

Anëtarja e re e Kryesisë së PDK-së, njëherësh ekspertja e sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë se rritja drastike e numrit të qytetarëve të vdekur nga pandemia përbën kërcënim të sigurisë kombëtare.

Ajo ka shkruar në faqen e saj në Facebook se ky kërcënim i sigurisë është duke ndodhur tash e 1 vit e gjysmë, gjatë qeverisë Kurti 1 dhe ende Qeveria nuk ka asnjë plan konkret për tu mbrojtur nga kërcënimi, duke mos siguruar vaksinim efikas.

Deklarata e plotë e Besa Kabashi-Ramaj:

Ne momentin kur, pas nje vit e gjysme, situata e sigurise kombetare degradon deri ne nivelin e “numerimit te vdekjeve brenda nates, nga COVID-19”, vendi vec eshte para nje realiteti te pamohueshem, deshtimit per te menaxhu nje situate serioze te kercenimit te sigurise kombetare (po, pandemia eshte nje nder kercenimet e listuara qe rrezikon sigurine kombetare).

Vendet me probleme strukturore, si Kosova, zakonisht , eshte e pritshme qe te kene sfide parandalimin e hershem dhe zbutjen/”mitigimin” e kercenimeve dhe rreziqeve, megjithate eshte krejtesisht jo e natyrshme dhe e arsyetueshme te kete sfide serioze pergjigjen imediate ndaj nje rreziku (COVID-19), me te cilin eshte ballafaqu qe nje vit e gjysme, kohe e mjaftueshme per te ndermarre masa strikte per parandalimin e shperndarjes ne vale te tjera, pertej te pares, e sidomos per te vaksinuar ne mase.

Ne kete mes, pergjegjesia e Ministrit ndaj qytetareve te Kosoves eshte e jashtezakonshme, edhe ne aspektin e detyres qe i eshte besu, por sidomos ne nivelin njerezor. Me se paku qe duhet te dijme eshte, cfare po ndodhe ne sektorin e shendetesise ne momente te tilla? Si eshte e mundur te gjendemi ne nje situate kaq tragjike, nje vit e gjysme pas heres se pare qe jemi sulmu nga nje kercenim i tille si pandemia? Cilat do te jene veprimet konkrete te Qeverise, te dalura sot nga Keshilli i Sigurise Kombetare te Kosoves?

Komento: