Kadri Veseli takon strukturat në Obiliq, a po shkojmë drejt zgjedhjeve?

16:07 | 09 Shtator 2020

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga deputeti Bajrush Xhemajli, ka takuar strukturat e partisë në Obiliq.

Në këtë takim kryetari Veseli ka folur për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat me pandeminë.

Veseli ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë për degën e Obiliqt dhe ka inkurajuar ata që të vazhdojnë punën në të mirë të qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari i Degës së PDK-së në Obiliq, Lulzim Sadiku, ka falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe është zotuar se puna në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.

Komento: