Kadriaj: Kurti vazhdimisht përzihet në zgjedhjet e huaja

09:12 | 22 Gusht 2024
kadriaj:-kurti-vazhdimisht-perzihet-ne-zgjedhjet-e-huaja


Ndërsa anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Time Kadriaj, në një përgjigje dhënë FrontOnline, ka ngritur shqetësime rreth angazhimeve ndërkombëtare të kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar disa aspekte të rëndësishme si: Mungesa e Takimeve Zyrtare në SHBA.  Ajo ka kritikuar Kurtin për mungesën e takimeve zyrtare të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Sipas Kadriaj, deri tani Kurti nuk ka realizuar takime të nivelit që është e zakonshme për një kryeministër, që ndikon në perceptimin e angazhimeve të tij ndërkombëtare.

Kadriaj e akuzon Kurtin në përpjekjen, siç thotë ajo, për të ndikuar në zgjedhjet e vendeve të rajonit. Kadriaj përmend se Kurti ka tentuar të marrë pjesë në takime në Zvicër, të cilat janë kundërshtuar ashpër. Ajo gjithashtu sugjeron se ndërhyrjet e tij kanë pasur ndikim në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Shqipëri.

“Ndërhyrjet e tilla nuk janë të përshtatshme për një lider të një shteti, dhe se ky veprim nuk i bën ndihmë reputacionit të Kurtit si kryeministër. Liderët e vendeve nuk duhet të përzihen në zgjedhjet e tjera, dhe këto përpjekje për ndikim janë të papërshtatshme dhe të dëmshme për marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha ajo për Front Online.

 

Komento: