Kadrijaj e AAK-së: Deklaratat e O’Brein shqetësuese, Kosova ka nevojë për SHBA-në

19:33 | 15 Shkurt 2024


Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaratën e O’Brein e kanë vlerësuar si shqetësuese.

Deputetja Time Kadrijaj tha për Front Online se Kosova ka nevojë për SHBA-në.

Pa partnerë stopohet rruga drejtë Evropës, thotë deputetja Kadrijaj.

“Deklaratat janë shqetësuese, Kosova ka nevojë për partner e sidomos për SHBA. Momenti e kërkon që të kemi dakordim dhe bashkërenditje me aleatet. Ne pa partneritet e stopojmë rrugën tonë Evropiane”, u shpreh Kadrijaj”, u shpreh Kadrijaj.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në deklarimin e së enjtes ka deklaruar se të gjitha vendet që mbështesin Kosovën janë të shqetësuara e pa mençur mos përgjigja e Qeverisë.

“Është e vështirë për mua të përgjigjem sesa të them se kjo nuk është vetëm një kërkesë e SHBA-së. Të gjitha vendet në të cilat mbështetet Kosova për të avancuar rrugën e saj drejt BE-së, NATO-s, Këshillit të Europës, te institucionet e tjera, kanë shprehur shqetësime reale dhe të qarta. Po duket e pamençur për Qeverinë që thjesht të mos iu përgjigjet këtyre shqetësimeve dhe më duhet ta them se këto janë përshtypjet tona çka po ndodh tani”, tha Hovenier.

Komento: