Kadrijaj e AAK-së: Kurti e Osmani s’kanë komunikim me njëri-tjetrin

10:45 | 10 Gusht 2024
kadrijaj-e-aak-se:-kurti-e-osmani-s’kane-komunikim-me-njeri-tjetrin


Nga AAK-ja kanë shprehur keqardhje për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në Shkup.

Deputetja Time Kadrijaj tha për Front Online se kjo situatë ndodhi si pasojë e Qeverisjes së re në Maqedoni.

Sipas saj, në qeverisjen e Ai Ahmetit kjo ngjarje s’ka ndodhur asnjëherë.

“Është për keqardhje incidenti që ka ndodhur në Shkup. Osmani është presidentja e Kosovës, ne nuk e kemi mirëpritur, por në një Qeveri të tillë si është atje nuk pritet më mirë. Sa ishte në pushtet partia e Ali Ahmetit nuk ka pasur sjellje të tilla, presidentja është përcjellë në mënyrë madhështore”, theksoi ajo.

Deputetja Kadrijaj e vlerësoi si qesharake mohimin e incidentit ndaj presidentes në aeroportin e Shkupit.

Ajo tha se presidentja e kryeministri i Kosovës nuk kanë raporte të mira.

“Deklarata e Kurtit ishte qesharake, pasi që Kurti e anashkaloi incidentin e Osmanit dhe vendosi që  mos ta dënoj veprimin e shtetit maqedonas. Ne si shtet është dashur ta dënojmë, por vërehet një prishje e thellë e raporteve mes Kurtit dhe Osmani dhe me sa duket nuk kanë komunikim fare”, përfundoi Kadrijaj.

Komento: