
Inter dhe Milan do të takohet të dielënë në mbrëmje në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.
I njohur si derbin ‘Della madonnina’, kjo ndeshje pritet të jetë ndër me të rëndësishmët për të dyja ekipet në këtë sezonë.
Inter që shpreson t’i afrohet me pikë liderit të tabelës, dhe Milan që shpreson për një vend në 4-shën që dërgon në Ligën e Kampionëve,përcjell ORAinfo.
Për këtë ndeshje kanë filluar edhe parashikimet nga me të ndryshmet.
Një parashkim interesant e ka edhe legjenda braziliane e Milanit, Kaka.
Ai pret që në këtë derbi të shënojë Zlatan Ibrahimoviç.
“Uroj qe të jetë një derbi qe të ndryshojë për mirë sezonin e Milanit, një fitore në derbi është një shtyse e madhe gjithmonë. Një parashikim i imi, shenon Ibra dhe me pas të shpresojmë…”, ka thënë Kaka.
Ndeshja Inter – Milan luhet të dielën në mbrëmjë duke filluar nga ora 20:45. /ORAinfo/
