
Një ndër këngëtaret, fama e së cilës I ka mbijetuar viteve pavarsisht faktit që jo gjithmonë ka qenë aktive është edhe Kaltrina Selimi.
Ndoshta përkushtimi ndaj familjes dhe zhvendesoja e saj në Londër, kanë qenë ndër shkaktarët që një kohë të gjatë nuk e kemi parë në ekranet televizive me këngë të reja, përcjell ORAinfo.
Por siç duket ajo nuk do të mungojë edhe për shumë kohë, pasi që së fundi në profilin e saj në instagram ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me një fustan të gjatë rozë, që e bënte të dukej si një barbi e vërtetë.
Në përshkrimin e fotos ajo kishte shkruar në gjuhën angleze ‘coming soon’ e që siç duket po na paralajmeron këngën e saj të re./ORAinfo/

