“Kam një takim urgjent” – Kurti “ik” nga konferenca ku foli për takimin me Këshillin Grevist

12:45 | 13 Shtator 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin pa rezultat që kishte me Këshillin Grevist.

Kurti në një konferencë për media dha detaje edhe për siç tha ai “tri oferta që ia kanë bërë Këshillit Grevist”, shkruan Reporteri.net.

Por, kryeministri është larguar me të shpejtë pas fjalimit, duke mos pranuar pyetje nga gazetarët.

“Kam një takim urgjent, më duhet të shkoj, por do të jem këtu edhe nesër e pasnesër”, u shpreh Kurti teksa u largua me të shpejtë”, duke ia lënë fjalën vartësve të tij Nagavcit e Muratit.

Komento: