Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

20:33 | 25 Prill 2024
kamberi-mban-takime-ne-pe-dhe-kie,-diskuton-diskriminimin-e-shqiptareve-ne-lugine

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës për të trajtuar çështjen e diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve, veçanërisht në Luginë.

Kamberi tha se kërkuan përmbushjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë, duke përfshirë integrimin e tyre në shoqëri dhe strukturat institucionale e publike.

“Po ashtu, insistuam në implementimin e marrëveshjeve të cilat i ka nënshkruar Beogradi me përfaqësuesit institucional e politik të Luginës së Preshevës dhe vendosjen e simetrisë për të garantuar të drejtat e shqiptarëve”.

“Faleminderit për përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit Kombëtar Shqiptarë sikurse edhe Flora Ferati-Sachsenmaierdhe të gjithë të përfshirët në këtë nismë të rëndësishme”, shkroi Kamberi, transmeton Klankosova.tv.

Deputeti shqiptar bëri të ditur se takime mbajti edhe në Washington, New York e Bruksel.

Komento: