Kamberi takon ambasadorin e Shqipërisë, bisedojnë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

17:03 | 19 Shkurt 2024
kamberi-takon-ambasadorin-e-shqiperise,-bisedojne-per-pasivizimin-e-adresave-te-shqiptareve-ne-lugine

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bardhyl Canaj.

Kamberi ka thënë se nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente.

“Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh”, ka shkruar ai.

Kamberi ka shtuar se një ndër temat e takimit ishte edhe pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive!.Impelmentimi në plotni i Planit 7 pikësh duhet të jetë piknisje e afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëvë në Luginë të Preshevës!”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Komento: