Kancelarja gjermane: Unë e Macron jemi shumë të interesuar për Kosovë dhe Serbi.

21:22 | 05 Korrik 2021

Merkel: Unë e Macron jemi shumë të interesuar për Kosovë dhe Serbi.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, tha të hënën se takimi i saj me liderët e Ballkanit Perëndimor që e mbajti virtualisht në kuadër të “Procesit të Berlinit” i nisur më 2014 nuk është se solli rezultate.

“Ne po punojmë për tregun e përbashkët rajonal, disa pjesë të së cilit tashmë janë jetësuar por tjera pjesë sikur që janë pranimi i ndërsjellë i diplomave e njohja e kualifikimeve profesionale si dhe lëvizja me letërnjoftime pra ID-Card fatkeqësisht deri sot nuk u jetësuan. Ne po punojmë me tempo të lartë që kjo në të ardhmen të ndodh”, tha Merkel në konferencë për media.

Pos kësaj, kryeministrja nga Berlini e pranoi se njëra nga sfidat e bashkëpunimit rajonal e evropian mbeten raportet Kosovë-Serbi të cilat nuk po vijnë te marrëveshja finale.

Këtë akt Merkel e lidhi me procesin e integrimeve evropiane dhe tregoi se bashkë me preisidentin e Francës që do kërkon edhe një mandat vitin që vjen dialogun kosovaro –serb e kanë në krye të agjendës.

“Emmanuel Macron ka zhvilluar shumë takime bilateral këtyre ditëve. Ne të dy disa herë e kemi takuar bashkë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe presidentin e dikurshëm kosovar Hashim Thaci , tani kryeministër në Kosovë është Albin Kurti. Në këtë cështje ne jemi fort shumë të angazhuar që ti tejkalojmë vështiresitë dhe kështu të krijohet parakushti për antarësim”.

Merkel po ashtu njoftoi se shteti i saj ka ndarë për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën, Serbinë e Maqedoninë e Veriut, 3 milion vaksina.

Komento: