“Kanosja erdhi përmes postës elektronike”, Policia deklarohet për alarmin për bombë në Rektorat

13:41 | 24 Maj 2022

Policia e Kosovës informon se alarmi për një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është pranuar përmes postës elektronike.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, u shpreh Ahmeti.

Komento: