Kaos në mbledhje e Bayern Munichut – protesta të ashpra edhe nga tifozët

20:43 | 26 Nëntor 2021

Kaos në Asamblenë e Bayern Munich: Tifozët ngritën zërin kundër sponsorëve nga Katari, drejtuesit u përgjigjën ashpër.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Bayern Munich, pati një konflikt të hapur mes tifozëve bavarez dhe drejtuesve të klubit.

Mes fishkëllimave dhe britmave, tifozët e quajtën të papranueshëm bashkëpunimin me Katarin, vend që sipas tyre shkel të drejtat e njeriut.

Presidenti i nderit Uli Hoeness, megjithatë, u përgjigj duke thënë se këto ishin protesta të turpshme.

Përkatësisht, anëtarët dhe tifozët e Bayern Munich ngritën zërin kundër kompanisë ajrore të Katarit “Qatar Airëays” dhe kërkuan që klubi të ndërpresë marrëveshjen fitimprurëse të sponsorizimit.

Tifozët protestuan pasi ky vend ka shkelur të drejtat e njeriut dhe ka pasur vdekje të një numri të madh punëtorësh në Katar gjatë përgatitjeve dhe punimeve për Botërorin 2022, të cilat u bënë publike në fillim të vitit, ku shumë u rebeluan publikisht, përfshirë edhe tifozët e Bayernit.

“Duke bashkëpunuar me kompaninë shtetërore, Bayern po ndihmon në mënyrë aktive për të larguar vëmendjen nga ankesat për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për të krijuar një imazh të Katarit si një vend modern dhe kozmopolit”, thanë tifozët e Bayernit.

Vitet e fundit, Bayern ka mbajtur rregullisht përgatitjet e tyre të fazës dimërore në Katar, të sponsorizuar nga Qatar Airways.

Për tifozët, të cilët e konsiderojnë Katarin një simbol të mosrespektimit të të drejtave të njeriut, bashkëpunimi është i papranueshëm. Kjo është arsyeja pse drejtuesit bavarez u kritikuan ashpër.

Presidenti i Nderit Uli Hoeness tha në fund të takimit se “ishte ngjarja më e keqe që ai kishte marrë pjesë”.

Shumë fansa nuk e lanë as të fliste. Ata kanë fishkëllyer dhe bërtitur, për këtë arsye është larguar nga Kuvendi me fjalët “më vjen turp”.

Tifozët dhe aksionerët minoritarë të pranishëm bërtisnin fraza si: “Ne jemi Bayerni, jo ju”, ndërsa një nga pjesëmarrësit, 28-vjeçari Michael Ott, kërkoi votim për të zgjidhur kontratën me “Qatar Airways”.

Komento: