Kapën asamblistët në Gjilan, ai i VV-së i vërsulët atij të LDK-së

14:03 | 25 Prill 2024
kapen-asamblistet-ne-gjilan,-ai-i-vv-se-i-versulet-atij-te-ldk-se

Gjatë seancës së Kuvendit Komunal në Gjilan ka ndodhur një konflikt mes dy asamblistëve.

Njëri nga asamblistët e Vetëvendosjes i është vërsulur një asamblistit tjetër të LDK-së.

Bëhet fjalë për Arianit Sadikun i cili i është vërsulur atij të LDK-së, Avdyl Aliut.

Se cila ka qenë arsyeja e konfliktit për Front Online ka folur asamblisti, Avdyl Aliu.

Aliu tha se Sadiku ka bërë marrëveshje me asamblistët e tjerë të partisë së tij duke thënë se kur tenton të sulmojë ta mbajnë të tjetër.

Ai deklaroi se rasti ka ndodhur gjatë mbajtjes së seancë.

Sipas tij, krejt kjo ngjarje ka ndodhur e planifikuar nga Sadiku që të dukët sikur rrahje.

“Sulmi është i atillë ndaj meje, i një anëtari të Kuvendit. Ai ju thotë dy-tre shokëve të vetë unë po vërsulna jo mbamëni. I kam thanë edhe jashtë, tash jemi vetë, a po donë me u rreh? Sulmin e ka bë veç me u duk kishe po e sulmon dikë. Me marrëveshje me dy-tre shokë të vetë, tu ju thanë ndalmëni”, u shpreh Aliu për Front Online.

Komento: