Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së në trajnimin e ushtarëve ukrainas në Britani të Madhe

15:03 | 19 Prill 2024
kapiti:-krenare-me-perkushtimin-e-fsk-se-ne-trajnimin-e-ushtareve-ukrainas-ne-britani-te-madhe

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti ka shkruar se ndihet jashtëzakonisht krenarë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pjesë e INTERFLEX që janë duke trajnuar ushtarë ukrainas në Britaninë e Madhe.

Kapiti në një postim në rrjetin social “X” shkruan se përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët është vërtet i lavdërueshëm.

“Ndihemi jashtëzakonisht krenarë që kemi vizituar ushtarët tanë, të Kosovës, pjesë e INTERFLEX, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretëri të Bashkuar. Përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët tanë është vërtet i lavdërueshëm…”, ka shkruar Kapiti.

Komento: