
Nga një zjarr është kapluar një shtëpi në Prishtinë.
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen e “Muhaxherëve” në Prishtinë.
Sipas faqes Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë, shtëpia ka qenë e pabanuar, derisa ekipet e zjarrfikësve dhe policisë kanë arritur shpejt në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin, Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.