Kaq orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

20:12 | 25 Dhjetor 2021

Diaspora ka marrë rrugë drejtë Kosovës.

Mërgimtarët që po kthehen në Kosovë po përballen me kolona dhe pritje të gjata në kufi. Por si duket, situata është qetësuar.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me fluksin nëpër pikat kufitare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas publikimit, mërgimtarëve nuk po u bie të presin më shumë se 15-20 minuta në asnjë nga pikat kufitare. Pritja deri në 20 minuta është në Jarinje, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në 15 minuta.

Teksa në Merdare, Vërmicë, Mutivodë, Muçibabë e Bërnjak pritjet kanë rënë dukshëm deri në 10 minuta.

Situatë tjetër është në dalje. Për të lënë Kosovën pritjet në të gjitha pikat kufitare nuk kalojnë 10 minuta.

Duhet theksuar se gjatë ditës, pikat kufitare kanë qenë të stërngarkuara ku pritjet kanë qenë deri në 5 orë.

Komento: