Kaq para ka fituar Gjilani pas kalimit në raundin e parë kualifikues

23:30 | 21 Gusht 2020

Gjilani ka kaluar pengesën e parë në kualifikimet për Ligën e Evropës, në takimin e parë në histori të klubit në garat ndërkombëtare.

Bardhekuqët kanë mundur skuadrën e Tre Pennes në Stadiumin Kombëtar të San Marinos me rezultat të pastër, 3:1.

Kjo fitore e ka dërguar Gjilanin në raundin e parë kualifikues për Ligën e Evropës.

Për këtë arritje, Gjilani do të fitojë 220 mijë euro nga UEFA.

Në raundin e para kualifikues, ‘Skifterat’ do të takohen me APOEL Nicosia në Kosovë.

Komento: