Kaq tifozë pritet të jenë në stadium sonte për ndeshjen Suedi-Kosovë

17:11 | 09 Tetor 2021

Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në udhëtim.

Në këtë ndeshje pritet që stadiumi të jetë i mbushur i gjithi me tifozë, teksa UEFA njofton se rreth 45 mijë shikues do të jenë të pranishëm aty.

Ndeshja luhet në stadiumin “Friends Arena” dhe pritet që aty të jenë një numër i madh i tifozëve që do ta përkrahin Kosovën sonte.

Ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Kosovës do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:00.

Komento: