Policia ushtarake e FSK-së trajnohet nga karabinierët italianë.
Ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se policia ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar kursin “Trajnimi I Trajnerëve-Kontrolli I Trazirave dhe Turmave (CRC)” të mbajtur në Regjimentin e 13-të të Korpusit të Karabinierëve në Gorizia, Itali.
Sipas Mehajt, trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit ushtarak bilateral në mes të forcave të dy vendeve, I cili, siç thotë ai, po intensifikohet vazhdimisht.
“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për forcat partnere italiane”, ka shkruar Mehaj