Kastrati i PDK-së: BE-ja e konfirmoi se Albin Kurti ka mashtruar e manipuluar qytetarët e Kosovës

16:33 | 25 Prill 2024
kastrati-i-pdk-se:-be-ja-e-konfirmoi-se-albin-kurti-ka-mashtruar-e-manipuluar-qytetaret-e-kosoves

Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi.

Katrati përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook u shpreh se ky ” amandamentim konfirmon edhe ndërkombëtarisht se Albin Kurti ka mashtruar e manipuluar qytetarët”.

“Pra, KA RREJT PËR VOTA, sepse kurrë ska pasur nevojë për nënshkrim nga Serbia.
Kjo marrëveshje tanimë është pjesë zyrtare e kapitullit të 35 për Serbinë në negociatat për anëtarësimin e saj në BE. Këtë ndryshim të kapitullit të 35 e bënë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kastrati ndër të tjera.

Postimi i plotë i Ardian Kastratit:

Përshëndetje gjimnastikore për ata që i besojnë përrallave të Kurtit
BE na e konfirmoj:
ALBIN KURTI KA MASHTRUAR E MANIPULUAR QYTETARËT NË KOSOVË !
Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi. Tani më kjo është obligative për Serbinë nëse dëshiron integrim në BE.
Ky amandamentim konfirmon edhe ndërkombëtarisht se Albin Kurti ka mashtruar e manipuluar qytetarët.
Pra, KA RREJT PËR VOTA, sepse kurrë ska pasur nevojë për nënshkrim nga Serbia.
Kjo marrëveshje tanimë është pjesë zyrtare e kapitullit të 35 për Serbinë në negociatat për anëtarësimin e saj në BE. Këtë ndryshim të kapitullit të 35 e bënë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Për ata që se kuptojnë :
nëse Serbia nuk i zbaton detyrimet nga marrëveshja e Ohrit kjo nënkupton braktisje të rrugës së saj të integrimit në BE.
Ndërsa, kush dëshiron me vazhdu me i besu rrenave…Kurti ka sa të doni !
Përveç kësaj, Parlamenti Evropian e miratoi paketën e rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor e cila do të formalizohet edhe nga Këshilli i BE-së.
Mirëpo, përveç përmbushjes së kritereve bazike jo edhe aq të lehta, Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin edhe kritere shtesë politike.
Parakushti kryesor do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Vlerësimet se a e përmbushin apo jo këtë kriter Kosova apo Serbia do ta jap Komisioni Evropian i ndihmuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), që edhe luan rolin kryesor në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Komento: