Kastrati: Le ti largon Kurti sanksionet, ne u kthehemi marrëveshjeve ndërkombëtare

20:38 | 19 Tetor 2023
kastrati:-le-ti-largon-kurti-sanksionet,-ne-u-kthehemi-marreveshjeve-nderkombetare


Opozita, përjashtuar LDK-në tashmë ka marrë vendim që mos t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.

Ai, deklaron se për t’iu rikthyer votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare kryeministri Kurti duhet t’i largojë sanksionet dhe ti rregullojë raportet me ndërkombëtarët.

“Ne në parti me Këshillin Drejtues kemi marrë vendim që mos mi votu marrëveshjet ndërkombëtare për një arsye sepse Kurti na futi nën sanksione, ashtu siç ka ditë me na fut në sanksione minus 500 milionë euro le të na nxjerrë nga sanksionet, le ti rehabiliton marrëdhëniet me partnerët tonë sepse pa partnerë Kosova është e vdekur. Ky vend me 1.5 milionë banor, me kaq pak fuqi me i zgjidh problemet me Serbinë por edhe probleme të tjera, kështu që le ti rikuperon, le ti hjek sanksionet dhe edhe ne atëherë kthehemi për marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë ndër të tjera Kastrati./Front Online

Komento: