Kastrati: Pas humbjes në Shqipëri e Maqedoni, Kurtit i mbetet t’i provojë zgjedhjet në Serbi

23:33 | 24 Prill 2024
kastrati:-pas-humbjes-ne-shqiperi-e-maqedoni,-kurtit-i-mbetet-t’i-provoje-zgjedhjet-ne-serbi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka theksuar se pas humbjeve në Shqipëri e Maqedoni të Veriut tani kryeministrit Albin Kurti, sipas tij, i mbetet t’i provoj zgjedhjet në Serbi.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e mbrojtën UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre. Pas humbjeve në Shqipëri e Maqedoni të Veriut tani Kurtit i mbetet ti provoj zgjedhjet në Serbi. Ndoshta aty ka gjasa ( natyrisht pa votën shqiptarëve të Luginës ). Urime UÇK-së. Urime Ali Ahmetit!”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

 

Komento: