Kastrati për deklaratën e Macron për vizat: Albin Kurti nga ardhja në pushtet na ka sjellë vetëm sanksione

20:11 | 19 Tetor 2023
kastrati-per-deklaraten-e-macron-per-vizat:-albin-kurti-nga-ardhja-ne-pushtet-na-ka-sjelle-vetem-sanksione


Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati në një intervistë për Front Online ka folur edhe për deklaratën e presidentit francez Emanuel Macron për çështjen e liberalizimit të vizave.

Macron tha se ata e kanë mbajtur fjalën për vizat por se të tjerët nuk po e mbajnë.

Deri sa, u potencua se deklarata e tij ishte përkthyer gabimisht.

E, Kastrati uron që me të vërtetë kjo deklaratë të jetë përkthyer gabimisht.

Por, deklaron se tashmë vendi është mësuar që prej kohës kur në pushtet është Albin Kurti, Kosova po përballet vetëm me sanksione.

“Është më pak se sportive ne me u mësu me sanksione prej që ka ardhë Albin Kurti në pushtet, pra tani ky e ka shndërrua këtë çështje në normalitet që vetëm ne edhe Republika Serbe kemi sanksione politike dhe gradualisht po e shndërron në normalitet këtë diskursin agresiv edhe jo shumë diplomatik që  e ka me partnerët ndërkombëtarë, BE-në, SHBA-në dhe në këtë rast edhe me Francën. Pra, nga ky këndvështrim nuk do të ishte qudi sepse qasja e Kurtit ka qenë shumë agresive, ka qenë jo-diplomatike në raport me ndërkombëtarët, ka luajt shumë me pushtetin e tyre. Ne e dimë që ata janë hisedar në ndërtimin e këtij shteti dhe si do të zhvillohet situata mbesim të shohim këto ditë”, është shprehur Kastrati.

Komento: