
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati sot është takuar për të pirë kafe me deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliu të cilën e ka mirëpritur duke i thënë “e fortë si shkëmbi dhe gjithmonë e hareshme”.
Musliu u kthye më 27 mars në Kosovë pasi ishte jashtë vendit dhe i ishte nënshtruar me sukses një operacioni të ndërlikuar në zemër.