Katastrofë për Milanin: Romagnoli po transferohet te rivali i përjetshëm

13:04 | 25 Qershor 2021

Romagnoli te rivalët e Milanit, nuk është Juventus.

Alessio Romagnoli largohet nga Milani, por jo nga Serie A.

Mbrojtësi i Milanit Alessio Romagnoli, pritet të largohet nga San Siro gjatë kësaj vere.

26-vjeçarit i skadon kontrata me Rosonerët vitin e ardhshëm dhe drejtuesit janë të gatshëm ta shesin atë, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Piolit.

Muajt e fundit është raportuar për transferimin e Romagnolit te Juventus, mirëpo sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe Lazio.

Maurizio Sarri ia ka kërkuar Lotitos transferimin e Romagnolit dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Për të mposhtur Juventusin, Lazio do të ofrojë 20 milionë euro, 5 më tepër se Biankonerët.

Komento: