Katastrofë për Ronaldon!

14:58 | 23 Dhjetor 2019

Cristiano Ronaldo, ka humbur finalen e tij të parë të Kupës në më shumë se shtatë vjet, sepse ai ishte i pamposhtur që nga 2013.

Superylli menjëherë hoqi medaljen e argjendtë nga qafa e tij dhe u kthye përsëri në dhomën e zhveshjes, duke mos pritur të shihte që Lazio të ngrin Supercoppa Italiana,përcjell ORAinfo.

Aquile fitoi 3-1 në Riad dhe e fitoi këtë trofe për herë të dytë në tre sezonet e fundit, kur ata kishin mposhtur edhe Juve 3-2.

Hera e fundit që Ronaldo ishte në ekipun humbës ishte 17 maji 2013, kur Real Madrid u mund me 2-1 nga Atletico Madrid në kohën shtesë.

CR7 ka luajtur dy Finale te Juventus dhe ka fituar të parën, duke shënuar golin për të mposhtur Milan 1-0 në Supercoppa Italiana në janar 2019./ORAinfo/

Komento: