Katër basketbollistë të njohur infektohen me koronavirus, kjo është gjendja e tyre

22:24 | 17 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur shumë sportistë të njohur.

Katër lojtarë të Brooklyn Nets kanë dalë pozitiv në testet për koronavirus.

Skuadra e NBA ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë të ditur se katër lojtarë të tyre janë infektuar me koronavirus.

Sipas komunikatës së Brooklyn Nets, të katër lojtarët po qëndrojnë të izoluar dhe nën kujdesin e mjekëve.

Skuadra amerikane nuk ka dhënë emra se për cilët lojtarë bëhet fjalë.

Komento: