Katër kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë nga Prizreni – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Katër kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë nga Prizreni

22:16 | 13 Janar 2021

Këta janë katër kandidatët e VV’së për deputetë nga Prizreni.

Janë zgjedhur edhe kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetevendosja nga Komuna e Prizrenit.

Mësohet se Artan Abrashi, Arber Rexhaj, Drita Millaku dhe Yllza Hoti janë kandidatët për deputetë që do të garojnë në listën e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përveç kësaj, VV-ja ka zyrtarizuar edhe kandidatët për deputetë që do të garojnë nga Mitrovica, Vushtrria e Theranda.

Nga Mitrovica do të jenë: Armend Muja dhe Arjeta Fejza, nga Vushtrria do të jenë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi, ndërsa nga Theranda do të jetë Sali Zyba.

Komento: