Katër lojtarët që Milani po synon t’i transferojë

16:06 | 05 Gusht 2021

Koha e Jens Petter Hauge në Milan është afër përfundimit pas nëntë muajsh, por shitja e anësorit duhet të lirojë fonde.

La Gazzetta dello Sport (nëpërmjet MilanNews), se ka shumë pak koha derisa transferimi i Hauge në Eintracht Frankfurt të zyrtarizohet, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja është pothuajse e mbyllur dhe të dy palët janë në detaje duke diskutuar shpërblimet, siç dëshmohet nga fakti se ai nuk u thirr në dy miqësoret e fundit.

Tetorin e kaluar Milani pagoi 4 milionë euro për ta nënshkruar atë nga Bodo/Glimt dhe do ta shesë për 12 milionë euro, por këto para do të shkojnë për nënshkrimin e një mesfushori të ri sulmues.

Rossonerët do të donin të rrisnin thesarin e tyre me shitje të tjera, të tilla si ato të Andrea Conti dhe Samu Castillejo, nga të cilët ata shpresojnë të marrin rreth 15 milionë euro.

Ideja e fundit është huazimi i Aaron Ramsey nga Juventusi si playmaker, por kandidaturat e Nikola Vlasic të CSKA Moskë, Isco të Real Madrid dhe Hakim Ziyech të Chelsea mbeten. /ORAinfo/

Komento: