Katër punëtorë shëndetësorë në Spitalin Amerikan janë të infektuar me koronavirus

15:40 | 13 Prill 2020

Zyrtarisht në Kosovë janë të 362 persona të infektuar me virusin korona.

Në mesin e këtyre të infektuarve janë edhe katër infermierë nga Spitali Amerikan në Kosovë.

Këtë për klan kosova e ka bërë të ditur drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Igli Larashi.

Larashi tregoi se infermierët që janë vetizoluar janë raste kontakti me një pacient që ka shkuar për kontroll të premtën dhe është transferuar në QKUK e që nuk i mbijetoi virusit.

“Janë tre infermiere dhe një infermier i Urgjencës të infektuar si rast kontakti me një pacient i cili ka ardhur të premten e kaluar për kontroll e që as ai nuk e ka ditur se është i infektuar me Covid-19”.

“Që në momentin që kemi pasur dyshime i gjithë stafi që ka pasur kontakt me pacientin ose familjarët e tij u kemi rekomanduar që të izolohen për dy javë, pas pesë ditëve që janë izoluar u kemi rekomandu bërjen e testit dhe këta katër kanë rezultuar pozitiv edhe pse nuk kishin asnjë simptomë të virusit”, deklaroi Larashi.

Komento: