Katër të lënduar në aksidentin te rruga “Bill Clinton”, dy prej tyre policë

10:33 | 13 Shkurt 2024
kater-te-lenduar-ne-aksidentin-te-rruga-“bill-clinton”,-dy-prej-tyre-police

Në orët e para të mëngjesit në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje, njëra prej të cilave veturë e Policisë së Kosovës.

Të lënduar kanë mbetur katër persona, dy prej të cilëve zyrtarë policorë.

Për Front Online ka dhënë detaje zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, u shpreh Ahmeti për Front Online.

Komento: