Katër të vdekur nga koronavirusi në vendin tonë, shkon në 139 numri i viktimave

15:30 | 20 Korrik 2020

Edhe katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Pulblik, Naser Ramadani ka njoftuar se sot janë testuar 485 mostra që janë marrë nga SHSKUK’ja dhe gjurmimi i rasteve të kontaktit.

Nga testimi i këtyre mostrave, pozitive kanë rezultuar 142 mostra.

Ramadani ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar katër raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ai ka njoftuar edhe për shërimin e 101 pacientëve, duke bërë kështu që numri total it ë shëruarve të shkojë në 3 mijë e 69.

Komento: