KEDS-it i kërkojnë punëtorët rritje të pagës për 100 euro, ndryshe do të përgjigjen me greva

22:13 | 19 Prill 2022

Punëtorët e KEDS-it kërkojnë rritje të pagës për 100 euro, ndryshe do të përgjigjen me greva.

Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova ka njoftuar se pas takimit me menaxhmentin e ndërrmarrjes, iu është ofruar ngritja e pagës për 30 euro.

FSPE këtë ngritje e konsiderojnë të papranueshme, pasi sipas tyre, nuk i përmbushë aspak nevojat e punëtorëve, teksa në bazë të kërkesës së punëtorëve, kanë kërkuar rritje page në vlerë 100 euro, ndryshe do të përgjigjen me greva.

“Sot në takim të Kryesisë së FSPE-së me menaxhmentin e ndërrmarrjes, na u ofrua ngritja e pagës për vetëm 30€”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Kjo për neve si Kryesi e FSPE-së është e papranueshme për shkak se kjo ofertë e menaxhmentit NUK i përmbushë aspak nevojat e punëtorëve (sidomos në këtë kohë të ngritjes së çmimeve)”.

“Ne si kryesi e FSPE-së, në bazë të kërkesës së punëtorëve, kërkuam rritje page në vlerë 100€, dhe kërkuam që kjo të realizohet në afatin kalendarik prej 7 ditësh, në të kundërtën ne do të përgjigjemi me greva”.

Komento: