Keisi nuk i ndahet Lorencit: Jemi shumë njësoj

10:02 | 28 Mars 2023

Mund të lindë sërish diçka? Keisi për Lorencin: Jemi shumë njësoj.

Hyrja e Lorencit në shtëpi, ka trazuar ujërat prej ditësh, e sidomos që nga e shtuna e deri më sot. Ai deklaroi në “Prime” se ka patur një lidhje jashtë me Keisin. Vetëm kaq iu desh banorëve që të nisnin provokimet ndaj dyshes.

Ata u bënë edhe pyetje që deri diku i kanë vënë në siklet të dy ata. Ishte Olta ajo që e pyeti Keisin se deri në çfarë faze ka qenë marrëdhënia e tyre jashtë.

Kjo e fundit u shpreh se nuk kja dëshirë fare ta komentoi, ndonëse një gjë e tillë u fol gjatë spektaklit. Në syrin e Oltës, Keisi duket sikur e ka shumë qejf Lorencin dhe fakti që ky i fundit është bërë xheloz për marrëdhënien e krijuar mes saj dhe Kristit, tregon se ai ka ende pëlqim për të.

E pyetur nga Olta nëse ajo mund të krijoi sërish diçka me Lorencin brenda në shtëpi, Keisi nuk tha as po, por as jo. Ajo tha se nuk e di se çfarë mund të ndodhë, duke lënë të kuptohet që edhe mund të krijohet diçka.

Komento: