Kelmendi: Një ndër objektivat e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i veprave penale kundër mjedisit

15:03 | 23 Prill 2024
kelmendi:-nje-nder-objektivat-e-prokurorit-te-shtetit-mbetet-luftimi-i-veprave-penale-kunder-mjedisit

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në konferencën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), dhe Programit të Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian me temë “Ndërgjegjësimi për krimin mjedisor”, theksoi angazhimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit në luftimin e të gjitha veprave penale kundër mjedisit, me ç’rast potencoi faktin se në secilën prokurori themelore janë të caktuar prokurorët koordinatorë për këto vepra penale.

Po ashtu, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, gjatë adresimit të tij ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndër-institucional për mbrojtjen e pyjeve, lumenjve dhe mjedisit në përgjithësi, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të ZKPSH-së.

Komento: