Kelmendi pas zjarrit në depo: Dëmi deri në këtë fazë është 35 milionë euro 25.03.2023 18:46

18:52 | 25 Mars 2023

Zjarri në Pejë, Kelmendi: Dëmi deri në këtë fazë është 35 milionë euro.

Pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, ka thënë se dëmi i depos që mori flakë mëngjesin e sotëm deri në këtë fazë është 35 milionë euro.

Kelmendi ka bërë të ditur se punonjësit e ndërtimit të asfiksuar, të cilët morën tretman mjekësor, janë liruar në shtëpi dhe të njëjtëve kompania do t’iu qëndrojë afër sipas nevojës.

“Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250” ka thënë Kelmendi.

Tutje, ai ka dhënë detaje edhe për nisjen e zjarrit.

“Zjarri, po dyshohet të ketë filluar rreth orës 08 e 15 minuta, ndërsa është shpërfaqur rreth orës 08 e 30 minuta. Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00)” ka shkruar ai në Facebook.

Komento: