Kelmendi viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Po përballen me akuza të orkestruara serbe

21:25 | 14 Qershor 2024
kelmendi-viziton-kreret-e-uck-se-ne-hage:-po-perballen-me-akuza-te-orkestruara-serbe

Biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka vizituar liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen në Hagë,

Në një postim në Facebook, Kelmendi theksoi krenarinë dhe qëndrueshmërinë e këtyre liderëve, të cilët po përballen, siç tha ai, me akuza të pabaza dhe shantazhe nga Gjykata Speciale.

Ai shtoi se vizita e tij kishte për qëllim përkrahjen dhe inkurajimin e liderëve të UÇK-së në këtë betejë të rëndësishme juridike.

“Sot e tre vite e gjysmë, fytyrat më eminente politike të UÇK-së janë duke u ballafaquar me akuza nga e njëjta fabrikë e trillimeve. Aty po prezantohet pastërtia e liderëve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe mos të harrojmë se mbrojtja juridike e këtyre liderëve duhet ndihmuar në vazhdimësi deri në përfundimin e gjykimit,” deklaroi Kelmendi.

Kelmendi përmendi se liderët e UÇK-së janë krenarë për rolin e tyre në mbrojtjen e Kosovës dhe për sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes juridike, ekonomike dhe politike për këta liderë, duke u zotuar se do të kontribuojë personalisht për këtë qëllim.

“Urime Presidenti Hashim Thaçi, Kryeparlamentarë Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi për Ditën e Çlirimit. Urime qytetarë kjo ditë e lavdishme. Faleminderit AMERIKË, Faleminderit NATO, që na mundësuat të jetojmë dhe punojmë në liri. Falënderim të veçantë për Presidentin Rugova, Familjen Jashari, Familjen Haradinaj, heronjve dhe dëshmorëve të cilët me gjakun e tyre e bënë lirinë dhe pavarësinë,” tha ai.

Kelmendi shprehu mbështetjen e tij të plotë për liderët e UÇK-së, duke theksuar se ata kanë nevojë për ndihmë në përballjen me akuzat e rreme dhe të orkestruara.

Ai apeloi për ndihmë të vazhdueshme juridike dhe politike nga të gjithë faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të siguruar drejtësi për liderët e UÇK-së dhe për të ruajtur dinjitetin e luftës çlirimtare.

“Sot e tre vite e gjysmë, pre e këtyre gënjeshtrave gjenden fytyrat më eminente politike të UÇK-së duke u ballafaquar me këto akuza nga e njëjta fabrikë e trillimeve. Aty po prezantohet Pastërtia e Liderëve Politik dhe Ushtarak të UÇK-së dhe mos të harrojmë se mbrojtja juridike e këtyre liderëve duhet ndihmuar në vazhdimësi deri në përfundimin e Gjykimit dhe gjithnjë duke besuar në drejtësinë Ndërkombëtare dhe duke mos prejudikuar e nxitur ndonjë formë tjetër të pengimit të punës së tyre – sidomos ne terren, sepse vendimi i kësaj gjykate është me rëndësi më të madhe se dënimi ndaj individëve.

Prandaj aty duhet të financohen advokatët me renome që janë të aftë ti kundërvihen akuzave të shumta dhe të orkestruara nga akademitë e shkencave Serbo-ruse, nga shoqëritë e Avokatëve dhe Prokurorëve Serbo Rus. Pra, liderët Politiko Ushtarak kanë para vetës krijueshmëri të fortë të gënjeshtrave (Akademia e Shkencave Serbe) kanë postulat qe thekson se Krenaria e çdo serbi është gënjeshtra e mirë që dëmton në veçanti shqiptarët) pra kemi të bëjmë me krenarinë kombëtare të tyre-gënjeshtrën”, ka shkruar ndër të tjera Kelmendi në Faacebook.

Komento: