Këmbimi i tokave, Asamblistja e LDK’së: Shkresa për shfuqizimin e vlerësimit paraprak na erdhi 2 minuta para fllimit të seancës

17:11 | 31 Janar 2024
kembimi-i-tokave,-asamblistja-e-ldk’se:-shkresa-per-shfuqizimin-e-vleresimit-paraprak-na-erdhi-2-minuta-para-fllimit-te-seances

Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Jeta Rafuna, ka thënë se nuk kanë marrë pjesë sot në takimin e seancës sepse para se të hyjnë kanë pranuar shkresën e MAPL’së, e cila e shfuqizon “vlerësimin paraprak të nxjerr nga vet MAPL si dhe i rekomandon Kuvendit të Kryeqytetit që brenda afatit prej 30 ditëve të rishqyrtoj aktin”.

Rafuna ka thënë se janë duke e analizuar shkresën e dërguar nga MAPL dhe kur ta kenë vlerësimin final do t’i marrin veprimet adekuate.

Ajo ka thënë se “zhurma e Lëvizjes Vetëvendosje nuk është asgjë tjetër veç një tendencë për të fshehur të vërtetën, sepse e vërteta, është që ky proces i këmbimit të prones komunale ka ndodhur në qeverisjen e tyre në Prishtinë dhe në këtë situatë kemi ardhur si pasojë e tyre, duke përfshirë edhe vlërësimin e pronës komunale nga Ministria e Financave e udhëhequr nga Ministri i Lëvizjes Vetëvendosje”.

Komento: